Havertz, një hap larg Arsenalit

Havertz, një hap larg Arsenalit

Sezoni i shkuar tregoi ndryshimin e pritur të Arsenalit prej vitesh, skuadër që luftoi deri në fund me Manchester City-n për fitimin e Premier Leagues. Gjithsesi rikthimi në Champions League kërkon shumë impenjim gjatë merkatos së verës dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ janë afër marrëveshjes me Kai Havertz, lajm i bërë me dije nga ‘ Sky Sports ‘. Për gjermanin edhe Real Madridi luftoi deri në fund por sipas ‘ Bild ‘ qëllimi i tij është qëndrimi në Londër , këtë herë tek rivalët e Chelseat . Në 47 sfidat e këtij sezoni, 24 vjeçari nuk është aktivizuar në të gjitha si titullar por gjithsesi ka kontribuar me 9 gola dhe 1 asist, pavarësisht se ‘’ Blutë e Londrës ‘’ zhvilluan një ndër performancat më të dobëta në vitet e fundit , duke mos arritur pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Flitet se kjo marrëveshje do të finalizohet për afro 75 milionë euro dhe Mikel Arteta do të ketë një forcë të shtuar në repartin e avancuar , duke filluar nga sezoni vijues.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy