
Revolucioni tek Atletico Madridi ka filluar me kohë për arsye se sezoni aktual konsiderohet një ndër më të dobtit në vitet e fundit.
Merkatoja e verës sigurisht do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme , me objektivin e rikthimit tek rivali i dikurshëm , në Spanjë dhe Europë.
Yannick Carrasco është një ndër lojtarët që nuk e ka bindur Diego Simeonen , për të cilin interesohen disa skuadra në Serinë A dhe Premier League, ndër të cilat spikat Manchester United.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ momentalisht janë të avantazhuar për të firmosur me belgun, i cili ka lënë për të dëshiruar dhe deri në këtë stad të sezonit numëron katër gola dhe dy asiste në 26 sfida.
Pas rikthimit nga Kina, etapa e dytë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ nuk ka rezultuar ashtu siç parashikohej dhe tashmë drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kërkojnë të rikuperojnë një pjesë të madhe të investimit prej 27 milionë eurosh për ta rikthyer në kryeqytetin spanjoll.
Një transferim në ‘’ Old Trafford ‘’ do të përkthehej në përfqësimin e një ndër klubeve më të famshëm në botë, shans që nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës .



