Roma, interes për Carlo Ancelottin

Roma, interes për Carlo Ancelottin

Duke qenë se Claudio Ranieri nuk e ka të sigurtë rinovimin e kontratës me Romën, drejtuesit kanë filluar të analizojnë disa opsione.

Një ndër to është Carlo Ancelotti, i cili ka lënë gjurmë në çdo ekip që ka drejtuar.

Prej disa vitesh është përfolur se ishi i Milanit mund të rikthehet në Itali dhe pikërisht tashmë janë ‘’ Verdhekuqtë ‘’ të cilët duan ta kenë në stol.

Pavarësisht se aktualisht është i përqëndruar tek Real Madridi, e ardhmja në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nuk është e sigurtë, duke qenë se ndoshta Xabi Alonso mund ta drejtojë këtë skuadër duke filluar nga sezoni vijues.

Drupal Ad

Natyrisht kryeqytetasit shpresojnë të rikthehen tek titujt e munguar prej vitesh, si në Itali ashtu edhe në Europë dhe për arritjen e këtij objektivi duhet një trainer i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit.

Mendohet se muajt vijues do të jenë determinantë për të ardhmen e Romës dhe Carlo Ancelottit, i cili ka qenë pjesë e kësaj skuadre gjatë karrierës si lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy