
Shqipëria U-17 ka mposhtur ditën e sotme Suedinë, me rezultatin 1-3, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Suedezët kaluan të parët në avantazh me Smajic në minutën e 14-të, por kuqezinjtë ia dolën të përmbysin rezultatin.
Vranici në minutat 29 dhe 81 si dhe Kashari në minutën e 73, ishin autorët e golave në fitoren e Shqipërisë.
Kështu kuqezinjtë e Bulkut marrin një fitore shumë të rëndësishme që në start dhe ngjiten në krye me 3 pikë, po aq sa edhe Uellsi që mposhti 2-0 Kroacinë.



