
Sumuesi Adama Traore është shëndërruar në një ndër objektivat kryesorë të Tottenham Hotspurit në këtë merkato verore . Traineri Nuno Espirito Santo i ka kërkuar kreut të presidencës Daniel Levy të përshpejtojë lëvizjet për të firmosur me spanjollin i cili prej vitesh po impresionon në një ndër kampionatet më të bukur të planetit me një skuadër të dorës së dytë siç është Wolverhampton .
‘’ Spursat ‘’ ashtu siç është raportuar edhe nga ‘’ Daily Mail ‘’ e konsiderojnë 25 vjeçarin si asin nën mëngë në rast se golashënuesi Harry Kane vendos të largohet nga ‘’ White Hart Lane ‘’. Sipas raportimeve të fundit londinezët janë të gatshëm të derdhin në arkat e Wolves 45 milionë stërlina që konsiderohen në 52.5 milionë euro për spanjollin e talentuar .
Drejtuesit e kësaj skuadre e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm ta lënë të lirë spanjollin vetëm nëse plotësohet kërkesa e tyre , histori prej të cilës do të dilnin të fituar sepse në merkaton e 2018- tës investuan vetëm 20 milionë euro për të ashtuquajturin ‘’ La Bestia Negra “ .
Transferimi i mundshëm i lojtarit nga Barcelona do të prodhonte ndryshime të mëdha në skemat e Nuno Espirito Santos sepse do të zinte vendin e Lucas Mouras duke e zhvendosur brazilianin në majën e sulmit .
Fakti i pjesëmarrjes në Conference League ndoshta mund të rezultojë bindës për Adama Traoren për fillimin e një aventure të re por me një skuadër tepër kompetitive në Premier League dhe në Europë . 41 ndeshje , 3 asiste dhe 3 gola ishin finalizimi i një sezoni pozitiv për Adama Traoren i cili duhet të vendosë në lidhje me ofertën e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ , tek një skuadër ku do të kishte shansin për të shijuar një eksperiencë ndryshe në karrierë .



