Rrëfehet Majlinda Kelmendi: S’kam shkuar kurrë në pub, i jam dedikuar vetëm stërvitjes

Rrëfehet Majlinda Kelmendi: S’kam shkuar kurrë në pub, i jam dedikuar vetëm stërvitjes

Kampionia e botës xhudo Majlinda Kelmendi e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka treguar për herë të parë disa detaje për jetën e saj.

“Kam filluar të merrem me këtë sport sepse edhe palestrën e kisha afër shtëpisë në Pejë. E doja shumë xhudon dhe isha e vendosur të investoja në këtë sport” tha Kelmendi. E pyetur si ka qenë adoleshenca e saj, 25-vjeçarja tha “Unë nuk kam shkuar kurrë në një diskotekë si bashkëmoshataret e mia. Mami më thoshte shko, pse nuk shkon, të gjitha vajzat e tjera shkojnë. Unë kisha vetëm një qëllim të isha më e mira në xhudo”.

Olimpiada e parë e Majlinda Kelmendit ishte në Londër 2012 kur përfaqësonte ngjyrat kuq e zi. “Dështimi në atë olimpiadë ka qenë një goditje shumë e rëndë për mua. Ishte një humbje e pamenduar si pasojë e një gabimi të pafalshëm. E kam vuajtur shumë dhe më është dashur kohë për ta marrë veten tha Kelmendi në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Në lojërat e Rio 2016 ishte momenti i artë për shqiptarët, por këtë herë me flamurin e Kosovës. “Ishte  e jashtëzakonshme ajo që ndodhi në Brazil. Për mua finalja ishte ndeshja e gjysmë-finales. Ajo përballje ka qenë më e vështira sepse kundërshtarja ishte sfiduesja më e madhe në këtë olimpiadë. Kur e fitova atë ndeshje isha e bindur se do të fitoja medaljen e artë”.

Ndërkohë kampionia e botës thotë se ka përballë të tjera sfida duke u përgatitur për lojërat e ardhshme. I gjithë ky sukses sipas saj ka ardhur si pasojë e një pune dhe stërvitje me shumë përkushtim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy