
Partizani ka njoftuar largimin e trajnerit Zoran Zekic, i cili do të vazhdojë karrierën te kroatët e Osijek.
Këta të fundit janë detyruar të paguajnë klauzolën e vendosur nga kampionët e Shqipërisë, për të marrë Zekic.
NJOFTIMI:
Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić.
Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek.
Falënderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.
Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.



