Reja: Asllanit i mungon eksperienca, Bajramin e shoh te Fiorentina

Reja: Asllanit i mungon eksperienca, Bajramin e shoh te Fiorentina

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, në një prononcim të dhënë për “tuttomercato”, është shprehur se mesfushori Kristjan Asllani ka shumë cilësi, por ende i duhet eksperienca.

Në lidhje me mesfushorin tjetër, Nedim Bajrami, Reja tha se e shikon te Fiorentina dhe do të përshtatej mirë te kjo skuadër.

Asllani ka bërë gjëra të mëdha kur ka luajtur dhe unë i kam dhënë mundësinë të debutojë, ku ka shfaqur shumë personalitet. Ka nevojë për eksperiencë, në mënyrë që të shndërrohet i rëndësishëm, por ka treguar tashmë se ka shumë cilësi.

Shpresoj që Bajrami të shkojë te Fiorentina, pasi është shumë i talentuar. Te Empoli ka treguar shumë kualitet, megjithatë unë e shoh mjaft mirë edhe te Fiorentina aktuale, pasi mund të luajë në mesfushë dhe në të gjithë rolet pas sulmuesit kryesor. Ka cilësi teknike, shpejtësi dhe goditje mjaft të mirë të portës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy