Renditja e UEFA-s, Laçi lë pas të gjitha skuadrat shqiptare

Renditja e UEFA-s, Laçi lë pas të gjitha skuadrat shqiptare

UEFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen, për sa i përket klubeve europiane.

Nga klubet e kampionatit shqiptar, vendin e parë e mban Laçi. Falë ecurisë së mirë në Europë, tashmë kurbinasit renditen të parët, ndërsa në renditjen e përgjithshme mbajnë vendin e 189 me 6.000 pikë.

Kukësi renditet i dyti, me 5.500 pikë dhe në vendin e 208 në renditjen e përgjithshme. Vendi i tretë i takon Teutës, me 4.500 pikë, me durrsakët që në renditjen e përgjithshme renditen në vendin e 261. Partizani i 281 në renditjen e përgjithshme, ndërsa më pas vjen Skënderbeu i 290 dhe më pas Tirana e 351 dhe Vllaznia e 400.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme për të gjitha skuadrat europiane, vendin e parë e mban Bayern Munich, i ndjekur nga Manchester City. Më pas vjen Liverpool, Chelsea, Barcelona, Real Madrid, PSG, Juventus, Atletico Madrid dhe mbyll “top 10” Manchester United.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy