
Partizani është kurorëzuar për herë të 16-të kampion i Shqipërisë.

Pavarësisht se e fitoi titullin në ndeshjen e 12 majit përballë Tiranës, të kuqtë e morën në duar trofeun vetëm ditën e sotme.

Festa u zhvendos nga stadiumi “Selman Stërmasi”, ku përballja me Kukësin përfundoi me barazimin 1-1, drejt sheshit “Nënë Tereza”, ku tifozeria e kuqe krijoi një atmosferë ekzaltuese.

Partizani i kthehet titullit kampion të elitës së futbollit shqiptar pas 26 vitesh.



