Vllaznia është eliminuar në turin e parë të Conference League, nga Lienfield. Shkodranët ia dolën të fitojnë ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi”, por triumfi minimal nuk mjaftoi, për shkak të humbjes 3-1 në ndeshjen e parë. Gjithashtu kuqeblutë pretenduan edhe për dy penallti të pastra, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri i ndeshjes, i cili lejoi lojën. Golin e vetëm për Vllazninë e shënoi Bekim Balaj në minutën e 54-t të takimit.



