Vulaj: Vllaznia ka kualitete për titullin, kisha disa oferta në tavolinë

Vulaj: Vllaznia ka kualitete për titullin, kisha disa oferta në tavolinë

Kristijan Vulaj, është një nga përforcimet e Vllaznisë në merkaton e kësaj vere. Fantazisti do të zëvendësojë Da Silvën e larguar dhe pritshmëritë për të janë të mëdha.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për faqen e klubit shkodran, Vulaj u shpreh se kishte disa oferta, por në fund zgjodhi Vllazninë për disa faktorë të ndryshëm.

Gjithashtu futbollisti u shpreh se skuadra kuqeblu i ka kualitetet për të fituar titullin kampion.

Kam pasur dëshirë të provoj si është të luaj për Vllazninë. Vllaznia ka tifozë të shumtë dhe e shoqërojnë ekipin kudo, prandaj kjo ishte dhe një nga arsyet pse erdha këtu. Kisha disa oferta në tavolinë, por shumë faktorë më bindën që të zgjedh Vllazninë. E di që tifozët presin shumë nga unë dhe jam gati të tregoj veten time. Dua të jap maksimumin për klubin dhe shpresoj që do ta ndihmoj klubin të arrijë objektivat, së bashku me shokët e ekipit.

Dje kam kryer stërvitjen e parë dhe të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Normalisht, në një klub të madh ka konkurrencë dhe çdo gjë është normale. Në aspektin personal, shpresoj të bëj një sezon siç kam bërë dy sezonet e fundit, ndoshta edhe më mirë.

Pas dy Kupave të Shqipërisë, Vllaznia ka kualitet që të luftojë për titullin kampion. Kanë kaluar shumë vite dhe Shkodra si qytet e meriton titullin kampion.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy