Milan, Lucas Paqueta mbërrin në Milano për testet mjekësore (VIDEO)

Milan, Lucas Paqueta mbërrin në Milano për testet mjekësore (VIDEO)

Sulmuesi më i ri i marrë nga Milani, Lucas Paqueta, ka mbërritur zyrtarisht në Milan për të kryer testet mjekësore te kuqezinjtë.

Të shtunën në mbrëmje nga Rio de Janeiro, blerja e re braziliane e Milanit u ul në aeroportin e Malpensës.

Në mbrëmjen e sotme ai do të jetë në San Siro për të parë ndeshjen që Milani do të luajë kundër Torinos. 

Luca Paqueta do të kryejë vizitat mjekësore të hënën dhe do të qëndrojë disa ditë në Milano për të kërkuar një shtëpi para se të kthehet në Brazil.

Ai do të jetë pjesë e ekipit në fillim të janarit ku do të prezantohet me fanellën kuqezi dhe pastaj do të jetë në dispozicion të trajnerit Gattuso.

Sapo ai u ul në aeroportin e Malpensës, lojtari brazilian tregoi gjithë kënaqësinë e tij me ardhjen në Milano.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam në Milano për historinë e klubit", ishin fjalët e parë të blerjes më të re të Milanit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy