
Mbërritja e Erik Ten Hag në ‘’ Old Trafford ‘’ ishte fillimi i një tjetër kapitulli për Manchester United , ekip që synon të rikthehet në kohët e arta.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për Kylian Mbappen , një dëshirë e vjetër e tyre.
Mungesa e trofeve konsiderohet një shqetësim i vazhdueshëm për 20 herë kampionët e Premier Leagues, të cilët kërkojnë ta hedhin pas krahëve këtë eksperiencë të vështirë dhe të rifuten në shinat e suksesit.
Sipas tabloidit ‘ The Mirror ‘ , drejtuesit e Manchester United kanë bërë gati 170 milionë euro , ofertë e pa hasur më përpara për 23 vjeçarin .
Shpërthimi i tij s’ka nevojë për koment dhe sigurisht kontributi i dhënë e detyrojnë Paris St Germain ta refuzojë kategorikisht ofertën e anglezëve , pasi Kylian Mbappe konsiderohet i domosdoshëm për skemat e Christophe Galtier.
E përditshmja britanike shton gjithashtu se ishi i Monacos është i hapur për çdo gjë por objektivi kryesor i tij është pjesëmarrja në Champions League, kompeticion të cilin kërkon medoemos ta fitojë.
Megjithatë, edhe pse Manchester United konsiderohet një ndër klubet më të pasur në botë , duhet fillimisht të kualifikohet për në turneun më të famshëm europian pasi në të kundërt tentativa për sulmuesin nuk do të ketë asnjë vlerë.



