
Rei Manaj ka hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë.
Duke nisur nga dita e sotme, sulmuesi i kombëtares shqiptare është federuar te skuadra e parë e Barcelonës dhe është gati për të debutuar me fanellën e blaugranave që në ndeshjen e parë, kur në kamp Nou, skuadra e tij do të presë Real Sociedad ditën e diel.
Ka qenë vetë klubi katalanas që ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale.
Gjithçka vjen pas formës së mirë të treguar nga 24 vjeçari, i cili në ndeshjet miqësore të verës ka mundur të realizojë 4 gola, duke bindur trajnerin Ronald Kuman se meriton një fanellë te ekipi i parë.
Por ky federim u bë i mundur nga gjesti i kapitenit të Barcelonës Zherar Pike, i cili pranoi reduktimin e rrogës së tij, në mënyrë që ti hapej rruga federimit edhe lojtarëve të tjerë: Memfis Depaj dhe Erik Garsia.
Manaj, sezonin e kaluar luajti në ligën e dytë spanjolle me Barcelonën B ku realizoi 10 gola.



