Real Madridi pretendon Scalvinin

Real Madridi pretendon Scalvinin

Në orët e fundit Real Madridi është hedhur në sulm për Giorgio Scalvinin, mbrojtës i cili po shkëlqen me Atalantën. Për 19 vjeçarin drejtuesit e ‘’ La Deas ‘’ kanë përcaktuar rreth 40 milionë euro, shifër e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës . Dëmtimi i Eder Militaos e ka vënë jo pak në vështirësi Carlo Ancelottin, eksperienca e të cilit e ka ndihmuar të jetë efektiv në ndërtimin e një ekipi cilësor në prapavijë por gjithsesi ‘’ Galaktikët ‘’ do të tentojnë t’ia vënë pikën kësaj problematike gjatë merkatos së ardhshme. Vetëm tre sezone , përfshirë aktualin i janë dashur Giorgio Scalvinit për të treguar potencialin me një ekip, i cili në vitet e fundit është shëndërruar në një rival të sikletshëm , në Serinë A dhe në kompeticionet europiane dhe gjithashtu shquhet si një prodhues talentësh. Megjithatë, në kontinentin e vjetër do të luhet një sfidë e ashpër sepse për Giorgio Scalvinin kanë menduar edhe të tjerë pretendentë por duhet marrë parasysh edhe përgjigjja e drejtuesve , kryesisht ajo e trainerit Gian Piero Gasperini për nxënësin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy