Plani i Laportës për  Coutinho-n

Plani i Laportës për Coutinho-n

 Me marrjen e presidencës Joan Laporta nuk preferoi të humbasë asnjë sekondë në funksion të rindërtimit të Barcelonës dhe pavarësisht se së fundmi ‘’ Los Cules ‘’ kanë deklaruar objektivat e shumtë për merkaton verore , kreu i katalanasve nuk ka lënë mënjanë disa çështje aktuale që marrin vëmëndjen kryesore . Kalvari i i situatave  për ekstremin Philippe Coutinho nuk ka të mbaruar  dhe kuq e blutë kanë planifikuar shitjen e brazilianit gjatë merkatos së verës por brenda një çështje të tillë ekziston një problematikë  e theksuar sepse Barcelona nuk disponon një datë fikse se kur mund të rikthehet në fushën e lojës  duke e lënë pezull të ardhmen e yllit të ‘’ Seleçaos “. 

Aftësitë  që disponon 28 vjeçari  vazhdojnë ti garantojnë pretendentë në Premier League por momentalisht  nuk mund të parashikohet zgjatja e qëndrimit jashtë fushave të lojës për mesfushorin nga Rio De Janeiro.  Verdiktet e  mjekut që ka trajtuar problematikën e tij  nuk e favorizojnë aspak sepse është treguar pragmatik duke mos dhënë një datë të saktë për rikthimin në tapetin e gjelbër dhe një situatë e tillë shoqërohet me përfitimin ekonomik prej 10.5 milionë eurosh të ishi-t të Liverpooli që konceptohet si një kundrakohë shumë e madhe për Barcelonën drejt progresit të dëshiruar .  Ideja e 26 herë kampionëve të Primera Division është huazimi tek një tjetër ekip për të balancuar disi financat me objektivin e kursimit të pagës së lartë të Philippe Coutinhos .  Një situatë e tillë po përjetohet edhe nga uellsiani Gareth Bale i cili  nuk ka mundur të shijojë aktivizimin konstant tek Tottenham Hostpuri fakt që i ka shkaktuar një keqardhje të madhe dhe tashmë po bëhet gati për tu përshëndetur me ‘’ White Hart Lane ‘’ në fundin e këtij sezoni .  ‘’ Spursat ‘’ disa javë më parë  treguan interes për ish-in e Interit  , por do të jetë merkatoja e verës ajo që do ta thotë fjalën e fundit.  Pavarësisht se  sezoni aktual konsiderohet  një ndër më të vështirët në karrierën e Philippe Coutinhos  sepse është aktivizuar  në 14 ndeshje dhe  ka shënuar  3 gola   shpresat për  triumfin e ëndërruar do ti lihen në dorë merkatos e cila do të shënojë fundin e këtij makthi të tmerrshëm për nxënësin e  Ronald Koeman . Kontrata me Barcelonën është një element domthenës sepse merr fund në  2023- shin dhe në rast se nuk gjehet rruga e përbashkët për akordin e planifikuar  spanjollët do të rrezikonin largimin e lojtarit nga ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero .

 

 

 

            

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy