
Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e kthimit në turin e parë në Conference League. Partizani pret në “Air Albania” në orën 20:00, gjeorgjianët e Saburtalo.
Të kuqtë e kryeqytetit shihen si favoritë për të kaluar më tej, kjo edhe për shkak të fitores me rezultat minimal në ndeshjen e parë në transfertë. Në këtë situatë, Partizanit do i mjaftonte edhe një barazim, për tu kualifikuar në turin e dytë.
Ndryshe është situata te Laçi, që luan në transfertë në Malin e Zi në 21:00, ndaj skuadrës së Iskra. Ndeshja e parë në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola, ndërsa tashmë kurbinasit duhet të fitojnë me çdo kusht, për tu kualifikuar më tej.



