Dy mungesa të rëndësishme te Interi, Asllani e nis titullar ndaj Fiorentinës

Dy mungesa të rëndësishme te Interi, Asllani e nis titullar ndaj Fiorentinës

Interi ia doli të fitojë Superkupën e Italisë, pasi mposhti minimalisht Napolin në finale.

Megjithatë, tashmë zikaltërit tashmë duhet të mendojnë për kampionatin, aty ku të dielën i pret një ndeshje delikate, siç është ajo ndaj Fiorentinës.

Për këtë sfidë, trajneri Inzaghi, duhet të bëjë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm, siç janë Calhanoglu dhe Barella.

Këta dy futbollistë, plotësuan numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë të gatshëm për transfertën në Firence.

Në këtë situatë, trajneri i Interit, është i detyruar të aktivizojë titullar mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani dhe Frattes-in.

Mesfushorit shqiptar, më shumë se çdo gjë tjetër, i duhet të bëjë një performancë fantastike për të bindur trajnerin dhe të gjithë tifozët e Interit, se ai është zëvendësuesi i duhur për mesfushorin turk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy