
Në orët e fundit Real Madridi ka marrë një lajm tejet entuziazmues në lidhje me të ardhmen.
Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, i cili me të përfunduar kontratën me Paris St Germain në fundin e sezonit, me shumë gjasa do të transferohet në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Sigurisht do të jetë një sukses shumë i madh për ‘’ Galaktikët ‘’ , të cilët po mendojnë të përforcohen edhe në të tjera reparte, të cilët nuk e kanë bindur Carlo Ancelottin.
Fillimisht pritet edhe transferimi i Alphonso Davies në kryeqytetin spanjoll, edhe pse strategu italian ka në dispozicion Fran Garcian dhe Ferland Mendy-n.
Megjithatë, nuk mbaron me kaq sepse edhe Leny Yoro i Lilles konsiderohet një element shumë cilësor për prapavijën, kryesisht për qendrën e mbrojtjes, repart i cili vijon ta shqetësojë ish-n e Milanit, pavarësisht rezultateve shumë të mira të ‘’ Los Blancos ‘’ në këtë sezon.
Prioritet për Florentino Perezin është vijimi i skuadrës së zemrës në këtë rrugë, e cila po e rikonfirmon potencialin, edhe pse Carlo Ancelottit i mbetet edhe shumë punë për të bërë në stolin e ‘’ Los Merengues ‘’.



