Tjetër largim te Kastrioti, sulmuesi e mbyll me krutanët

Tjetër largim te Kastrioti, sulmuesi e mbyll me krutanët

Pas Patrik Bardhit dhe Realf Zhivanajt, te Kastrioti vjen edhe “divorci” i radhës. Ermir Rezi nuk është më pjesë e krutanëve. Ka qenë vetë klubi, që nëpërmjet një komunikate të bërë, njofton largimin e sulmuesit.

Rezi u bashkua me skuadrën e Ndreut në fillim të sezonit që sapo u mbyll, teksa aventura e tij te krutanët ka zgjatur vetëm një sezon. 27-vjeçari tashmë ka dalë si një lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.

Rezi tashmë është një mundësi e mirë për klubet e tjera të Superiores, pasi e njeh mirë kampionatin, pasi përveç Kastriotit, ka luajtur edhe me Kamzën dhe Teutën në elitë, ndërsa në Kategorinë e Parë është aktivizuar me Erzenin dhe Dinamon.

Me Kastriotin në Superiore, Rezi luajti 31 ndeshje, ku arriti të shënojë 3 gola teksa dha gjithashtu edhe 3 asiste.

“Futbollisti Ermir Rezi nuk është më pjesë Kastriotit. Pas përfundimit të sezonit, Rezit i përfundoi kontrata dhe pas një takimi me drejtuesit u vendos bashkarisht që kontrata të mos rinovohej. Rezi u bashkua me Kastriotin në merkaton e verës së shkuar. Në sezonin që sapo u mbyll sulmuesi luajti në 31 ndeshje, duke realizuar 3 gola dhe duke dhënë 3 asiste. Klubi i Kastriotit e falënderon Rezin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij.”, shkruhet në komunikatën e klubit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy