
Supersfida e javës së dytë të Premier League mes Chelsea dhe Liverpool ka përfunduar me shifrat 0-2. Pavarësisht se blutë e Londrës zbritën në fushë me blerjet e reja, që në merkato shkuan më shumë se 250 mln euro, në fund fitues kanë dalë kampionët në fuqi.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë vendosi një karton i kuq i marrë nga mbrojtësi i Chelsea-s Christensen. Më tej Mane arriti të realizonte dy herë, të fundit për faj të portierit të Chelsa-s, ndërsa të besuarit e Lampard pas kësaj humbën edhe një penallti.
Për Liverpool në pjesën e dytë hyri si zëvendësues blerja e re nga Bayern Thiago Alcantara.



