
Shqipëria do të luajë miqësoren e parë në drejtimin e trajnerit të ri, Sylvinho.
Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit, ka arritur marrëveshjen, për të luajtur një takim miqësor me kombëtaren e Uzbekistanit.
Përballja është planifikuar të zhvillohet më 24 mars, 3 ditë para ndeshjes me Poloninë, për kualifikueset e Europaianit.
Kuqezinjtë do të sfidojnë kështu kombëtaren aziatike, që mban vendin e 77-të në renditjen e FIFA-s.



