Ballkani është kualifikuar në “play off” të Conference League. Pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë, kampionët e Kosovës, triumfuan 1-3 edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Lincoln Red Imps, duke siguruar kalimin më tej.
Tjetër sukses për skuadrën e Dajës, që pas kualifikimit në grupe një vit më parë, shkon sërish pranë këtij suksesi.
Në “play off”, Ballkani do të përballet me skuadrën e Bate Borisov, skuadër kjo e cila eliminoi Partizanin në turin e parë të Champions League.



