
Duke qenë se eksperienca e Antonio Contes tek Napoli është drejt fundit, referuar merkatos së verës drejtuesit kanë filluar ti bëjnë llogaritë për një tjetër trainer.
Aurelio Di Laurentis vijon të japë maksimumin për ‘’ Il Partenopei ‘’, një ekip i formuar për të dominuar, sidomos në Serinë A.
Maurizio Sarri vijon të jetë më i përfoluri për të marrë drejtimin e bardhekaltërve, njohës shumë i mirë i tyre për arsye të së kaluarës.
Pavarësisht punës së shkëlqyer të trainerit nga Lecce gjithmonë një fillim e ka edhe një fund.
67 vjeçari vjen nga një eksperiencë e gjatë, i cili aktualisht drejton Lazion. Maurizio Sarri ishte pjesë e ish fituesve të Scudettos prej tre sezonesh dhe natyrisht la gjurmë.
Referencat për të janë shumë të mira dhe mjaft mirë rrugeë drejt suksesit.
Tek Napoli të gabosh kushton shtrenjtë dhe presioni është shumë i madh në çdo seancë stërvitore ashtu edhe ndeshje.
Strategu italian për më tepër është lindur në Napoli dhe ky fakt përbën një emocion të shtuar për të.
Duhet parë se si do të veprojë numri një i presidencës për ta bindur i cili mund të provojë përsëri veten tek një ndër rivalët më të sikletshëm të Italisë.



