Pavarësisht ofertave në merkaton e verës, Paulo Dybala, do të vazhdojë të qëndrojë te Roma, skuadër ku u transferua një vit më parë. Klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen, për rinovimin e kontratës me argjentinasin. Sipas raportimeve të fundit, Dybala do të firmosë kontratën e re deri në vitin 2026, ndërsa do të ketë edhe një rritje të pagës, me fantazistin që do të përfitojë 7 milionë euro në sezon. Dybala iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë dhe shkëlqeu me fanellën e ekipit nga kryeqyteti, ku shënoi 18 gola dhe bëri 8 asistime në të gjitha garat.



