U afrua në merkaton e dimrit, sulmuesi largohet zyrtarisht nga Partizani

U afrua në merkaton e dimrit, sulmuesi largohet zyrtarisht nga Partizani

Remzifaik Selmani nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin 26-vjeçar. Selmani u bashkua me Partizanin në merkaton e dimrit, por aventura ka zgjatur shumë pak. Lojtari u aktivizua me të kuqtë në vetëm 5 ndeshje kampionati, nga të cilat asnjëra titullar dhe luajti vetëm 184 minuta duke shënuar edhe 1 gol. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Faleminderit Remzifaik Selmani për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive”, shkruan klubi i kuq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy