Haaland refuzon City-n

Haaland refuzon City-n

 E ardhmja e Erling Haaland është shumë afër zgjidhjes por gjatë këtij proçesi norvegjezit do ti duhet të mendojë gjatë sepse është përpara një përgjegjësie të madhe pavarësisht se tentohet nga klubet më të suksesshëm të planetit .

Një ndër to e ka marrë përgjigjen dhe fatkeqësisht Manchester City do të shikojë rivalët e tij duke firmosur me 21 vjeçarin.

Golashënuesi i ka thënë ‘ jo ‘ ofertës prej 28 milionësh në sezon duke avantazhuar Barcelonën dhe Real Madridin.

Ky dështim bëhet i dyti për ‘’ The Citiziens ‘’ pas atij me Harry Kanen në merkaton e kaluar dhe i shërben për të reflektuar  dhe të tentojnë afrimin e të tjerë elementëve në ‘’ Etihad Stadium ‘’.

Thuhet se drejtuesit nuk arritën ti plotësonin kërkesat e asit të Borussia Dortmundit që pretendon 30 milionë euro në sezon dhe e kanë marrë shumë shpejt përgjigjen duke entuziazmuar katalanasit dhe ‘’ Galaktikët ‘’ të cilët do të zhvillojnë një tjetër ‘ Superclasico ‘ ndërmjet tyre për një ndër risitë e futbollit modern të cilit po i le pak hapësira mund të pendohesh shumë shpejt.

Nëse i referohemi  Barcelonës , sigurisht Erling Haaland duhet ta ketë parasysh se mundësitë ekonomike nuk janë edhe aq të mëdha për shkak të ndërhyrjeve të janarit por nga ana tjetër situata është paksa ndryshe sepse Florentino Perezi është shumë i sigurtë se qëndërsulmuesi nga Leedsi do të firmosë me ‘’ Los Blancos ‘’ .

Vendimi i Erling Haaland sigurisht po na dërgon drejt një finaleje krejtësisht spanjolle , ekipe që kanë ende punë për të bërë por vijojnë ta mbajnë kokën lart në çdo eveniment duke evidentuar progresin e tyre.

Aktualisht, shtatlarti i lindur në Leeds konsiderohet një futbollist të cilit nuk mund ti rezistohet dhe ‘’ Verdhezinjtë ‘’ janë përgatitur për këtë goditje e cila përveç mërzisë do t’ia mbushë arkat.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy