Dest , në radarët e Romës

Dest , në radarët e Romës

Pavarësisht se është përforcuar ndjeshëm në merkaton e janarit , Barcelona po analizon edhe largimet e mundshme gjatë asaj të verës .

 Xavi Hernandez duhet të bëjë zgjedhjet e veta edhe në këtë aspekt për të formuar kështu një ekip  kompetitiv i cili ka filluar ti japë rezultatet .

Një ndër dyshimet e spanjollit është edhe Sergino Dest , dhe Roma ka menduar t’ia lehtësojë rrugën Barcelonës dhe të firmosë me hollandezin .  

21 vjeçari preferohet shumë nga Jose Mourinho i cili sipas ‘ Calciomercatos ‘ i ka ngarkuar si detyrë drejtuesve të ‘’ Verdhekuqve ‘’ të fuqizojnë krahun e djathtë të mbrojtjes , lojtar që e vëzhgon që nga koha kur drejtonte Tottenham Hotspurin .

Barcelona e ka bërë detyrën në këtë histori duke theksuar se është e gatshme të dëgjojë oferta nga 25 milionë euro e lart për Sergino Dest , shifër që momentalisht konsiderohet e papërballueshme  nga italianët .

Sigurisht që ishi i Ajaxit i duhet të performojë në një ekip që beson tek aftësitë e tij dhe për hir të së vërtetës  Xavi Hernandez ka vepruar drejt duke i dhënë minutat e nevojshme por  ish kampioni i botës dhe Europës kërkon një lojtar që të jetë më i saktë në pasime dhe mbi të gjitha deçiziv në prapavijë , aspekte që nuk i ka parë tek Sergino Dest deri më tani .

Për Barcelonën mund të jetë një mundësi e përkryer për të negociuar me Romën dhe ti shërbejë edhe këtij lojtari që kërkon me shumë protagonizëm  por duhet parë se si do të vijojnë negociatat ndërmjet ‘’ Los Cules ‘’ dhe kryeqytetasve  duke patur parasysh  se kjo fazë e sezonit do të jetë vendimtare për të ardhmen e talentit të dalë nga akademia e Ajaxit .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy