
Interi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ku synohet fitimi i titullit kampion, që do të ishte i 20-ti për klubin dhe përkthehet me vendosjen e yllit të dytë në fanellë. Presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, beson se Interi i këtij sezoni do të jetë më i fortë se ai i vitit të kaluar. “Ky është ekipi im, ky është Interi im, më i ri, më i fortë, më inovativ. Le të vendosim yllin e dytë në fanellë.”, deklaroi Zhang. Te Interi janë duke punuar edhe në merkato, pasi zikaltërit kanë pësuar disa ndryshime në ekip, duke filluar nga porta deri në sulm.



