
Përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes vijon të jetë një prioritet për drejtuesit e Real Madridit.
‘’ Galaktikët ‘’ në vitet e fundit gjithmonë e kanë patur si objektiv dhe një ndër emrat më të përfolur për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ vijon të jetë Alexander-Arnold.
Thuhet se negociatat ndërmjet anglezit dhe spanjollëve kanë avancuar me sukses dhe ndoshta shumë shpejt do të bëhet pjesë e tyre.
Për çdo lojtar që e vesh bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’ sigurisht është një privilegj për faktin se flitet për një ndër ekipet më të suksesshëm të historisë së futbollit, i cili bashkjeton me titujt në çdo sezon.

Një aspekt që e favorizon arritjen e marrëveshjes janë marrëdhëniet e shkëlqyera të 26 vjeçarit me Jude Bellingham, shumë të rëndësishëm tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’.
Duke qenë se Dani Carvajal tashmë po i afrohet 33 viteve dhe gjithashtu Lucas Vazquez i cili nuk aktivizohet në pozicionin natyral të tij, tek Real Madridi domosdoshmërisht duhet të ndërhyhet gjatë merkatos së dimrit për ti dhënë fund ulje-ngritjeve të kohëve të fundit.
Konkretisht parashikohet një ofensivë e fituesve të Champions Leagues gjatë asaj të verës, për një ndër anësorët më të spikatur të viteve te fundit, në çdo kompeticion.
Alexander Arnold e ka mbajtur veshur bluzën e ‘’ Të Kuqve ‘’ prej nëntë sezonesh rradhazi, i cili i ka qëndruar besnik gjigandëve të Premier Leagues gjatë karrierës.



