Rodrygo, me pretendentë në  Arabinë Saudite

Rodrygo, me pretendentë në Arabinë Saudite

Në këtë merkato dimërore vijojnë tentativat e ekipeve nga Arabia Saudite për transferimin e yjeve në kontinentin e vjetër.

Rasti i Rodrygo Goes është një ndër të shumtit, i cili mbetet një referent në ofensivën e Real Madridit.

Një klub në këtë kampionat, emri i të cilit nuk është bërë me dije ka ofruar në orët e fundit 200 milionë euro për sulmuesin, e shoqëruar me një pagë vjetore prej 140 milionë eurosh.

Megjithatë, me vetëm 24 vite mbi supe, Rodrygo konsiderohet një garanci për vijimësinë e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe traineri Carlo Ancelotti beson fuqimisht në aftësitë e tij.

Drupal Ad

Natyrisht është një ofertë tunduese por duhet thënë se negociatat ende nuk kanë filluar, ndërkohë që tifozeria e zjarrtë e ‘’ Los Merengues ‘’ dëshiron medoemos qëndrimin e yllit të 11-shes së teknikut italian në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

 Duhet theksuar se jo në të gjitha rastet ofertat e majme e bëjnë diferencën pasi shumë futbollistë ndër vite kanë preferuar vijimin e karrierës në kampionate cilësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy