Katër kombëtare duan gjysmëfinalen, sot luhet Zvicër-Spanjë dhe Belgjikë-Itali

Katër kombëtare duan gjysmëfinalen, sot luhet Zvicër-Spanjë dhe Belgjikë-Itali

Do të luhen ditën e sotme 2 ndeshjet e para çerekfinale në Europian. Në fushë zbresin 4 kombëtare, të cilat do të kërkojnë me çdo kusht triumfin për të kaluar në gjysmëfinale.

Në orën 18:00, luhet sfida mes Zvicrës dhe Spanjës. Një përballje e nxehtë ku iberikët vijnë disi më favoritë, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se Zvicra në fazën e 1/8-ve eliminoi favoritët e Francës. Spanja nga ana tjetër eliminoi jo pa shumë vështirësi Kroacinë dhe nëse duan të triumfojnë në fund, gjithçka kalon nga ndeshja me Zvicrën.

Në orën 21:00, luhet ajo që mund të quhet edhe si një finale e parakohshme, sfida mes Belgjikës dhe Italisë. Të dyja këto kombëtare shihen si favoritë për të fituar trofeun në fund dhe në “Allianz Arena” pritet një përballje spektakolare. Italia mbërriti në çerekfinale pasi mposhti Austrinë në shtesa, ndërsa Belgjika eliminoi Portugalinë falë një goli të Thorgan Hazard.

NDESHJET:

Zvicër-Spanjë 18:00

Belgjikë-Itali 21:00

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy