
Mesfushori Isco, ishte shumë afër transferimit te skuadra gjermane e Union Berlin, por kjo lëvizje dështoi në minutat e fundit.
Spanjolli kishte udhëtuar këtë mëngjes drejt Gjermanisë, për të kryer vizitat mjekësore, të cilat i kaloi me sukses, por pas kësaj, palët kishin pretendime se kontrata nuk ishte ajo që kishin rënë dakord në fillim.
Menaxheri i klubit të Union Berlin, Oliver Ruhnert u shpreh se gjermanët kanë një limit sa i takon shpenzimeve të cilat sipas tij Isco dhe përfaqësuesit e tij i ndryshuan në fund. Ruhnert theksoi se do të dëshironte shumë që të shihte Iscon me fanellën e Union Berlin, por që në fund do të mbetet vetëm një ëndërr.



