
Valladolid dhe Mallorca dhuruan spektakël në La Liga, teksa barazuan mes tyre me rezultatin 3-3.
Protagonist absolut në këtë përballje, ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ky i fundit realizoi dopietë golash, duke i dhënë barazimin skuadrës së tij.
Ky është barazimi i dytë radhazi për Mallorca në kampionat, teksa mban vendin e 12-të me 34 pikë, ndërsa Valladolid mban vendin e 16-të me 29 pikë.



