
Siç dihet, traineri i Arsenalit Mikel Arteta prej kohësh e ka bërë me dije se i duhet një sulmues cilësor për vijimësinë.
Disa emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Emirates ‘’, të cilëve në orët e fundit i është bashkuar edhe ai i Lautaro Martinezit.
Argjentinasi prej shumë vitesh konsiderohet një emblemë tek Interi, i rëndësishëm gjithashtu edhe tek kombëtarja e drejtuar nga Lionel Scaloni.
Rendimenti në metrat e fundit i ka shëndërruar zikaltërit në një ndër ekipet më të frikshëm të Italisë dhe kontinentit të vjetër, për të cilin thuhet se pronari Stan Kroenke do të ofrojë 120 milionë euro.
Ndërkohë, drejtuesit e ish fituesve të Serisë A janë të ndërgjegjshëm për problemet në aspektin ekonomik dhe parashikohet se do ta analizojnë mirë këtë ofertë.

Për sa i përket 27 vjeçarit nuk përjashtohet mundësia për të provuar veten në një ndër kampionatët më të bukur të Europës siç është Premier League, tek një ekip me shumë traditë, 13 herë fitues i tij.
Besohet se gjatë merkatos së verës golashënuesi nga Bahia Blanca e Buenos Airesit do të jetë një ndër protagonistët falë përkushtimit dhe nivelit të treguar ndër vite në fushën e blertë me Interin dhe gjithashtu Argjentinën.
15 gola dhe 5 asiste në 31 sfida është kontributi i nxenesit te Simone Inzaghit me Interin në sezonin aktual, përfshirë çdo kompeticion, skuadër të cilën është shumë e vështirë ta mposhtësh.



