
Ecuria jo e mirë e Atletico Madridit në këtë fillim sezoni i ka përforcuar zërat për një largim të Diego Simeones nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Kryeqytetasit nuk kanë mundur të kalojnë grupet e Champions Leagues , fazë të cilën përpara disa sezonesh as që e diskutonin dhe tanimë drejtuesit e kanë të qartë se kush duhet ti drejtojë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në të ardhmen .
Sipas ‘ As ‘ Luis Enrique konsiderohet favorit , por edhe Manchester United është futur në garë për numrin një të ‘’ La Furia Rojas ‘’.
Pas Celta Vigos dhe Barcelonës , një kalim tek Atletico Madridi do të ishte nisja e eksperiencës së tretë në Primera Division dhe sigurisht ky fakt do të theksonte një ndryshim radikal tek kjo skuadër .
Distancimi i menjëhershëm nga trofetë pas fitimit të La Ligas sigurisht demostroi se diçka nuk po shkonte tek kjo skuadër dhe largimi i paparashikuar nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube konfirmoi se në njëfarë mënyre etapa e ishi-t të River Plates në krye të pankinës tashmë ka përfunduar.



