Bayern Munchen insiston për Sommer

Bayern Munchen insiston për Sommer

Dëmtimi i Manuel Neuer ka vënë në lëvizje drejtuesit e Bayern Munchen për ti kërkuar zëvëndësues gjermanit. Bavarezët kanë vepruar shpejt dhe si duket e kanë gjetur .

Sipas specialistit të merkatos Fabrizio Romano flitet për Yann Sommer, i cili mbron ngjyrat e Borussia Monchengladbahut.

Objektivi i rekordmenëve të Bundesligës është arritja e akordit gjatë kësaj jave por si duket s’do të jetë aspak e lehtë sepse sipas gjermanes ‘ Rheinische Post ‘  drejtori sportiv i bardhezinvje Roland Virkus ka deklaruar se Borussia Monchengladbahu nuk do ta lejojë largimin e zvicerianit nga ‘’ Borussia – Park ‘’. 

Momentalisht traineri Julian Nagelsmann ka në dizpozicion Sven Ulreich por për të evituar problemet në të ardhmen, për numrin një të stolit është shumë i rëndësishëm transferimi i një tjetër portieri në të famshmin ‘’ Allianz Arena ‘’.

 34 vjeçari ka një eksperiencë të madhe mbi supe , i cili është aktivizuar në 80 sfida me Zvicrën dhe që prej 2014-tës mbron portën e Borussia Monchenglabahu-t, skuadër që e transferoi nga Baseli.

Duhet kujtuar se Bundesliga do të ristartojë të premten , me një sfidë spektakolare ndërmjet Bayern Munchen dhe Leipzigut , e vlefshme për javën e 16-të .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy