Pas largimeve të disa lojtarëve, tashmë te Partizani ka nisur merkato në hyrje. Dy lojtarë kanë firmosur ditën e sotme me të kuqtë. I pari është Herald Marku, i cili vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Vllazninë, ku madje i shënoi edhe Partizanit një ndeshje para fundit, duke i hequr titullin kampion nga duart.
Mesfushori 25-vjeçar është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar dhe për këtë arsye te Partizani besojnë se do i japë një ndihmë të madhe skuadrës për arritjen e objektivave.
Lojtari tjetër që firmosi me Partizanin është Jurgen Bardhi. Ky i fundit ka qenë pjesë e “demave”, por pas përfundimit të kampionatit, i kishte skaduar edhe kontrata me kryeqytetasit. Pas disa ditëve bisedime, palët kanë rënë dakord dhe Bardhi ka firmosur rinovimin e kontratës edhe për një sezon me Partizanin.



