
Dëmtimi i Pierre Kalulu, i cili do ta lërë katër muaj jashtë fushave të lojës, i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Milanit për të gjetur zëvëndësuesin e denjë në prapavijë.
Lloyd Kelly, lojtar që mbron ngjyrat e Bournemoth vijon të jetë një ndër të preferuarit e Stefano Piolit.
Kontrata me anglezët përfundon në qershorin e 2024-tës dhe vlera aktuale e kartonit të tij arrin 18 milionë eurot.
Kjo shifër është e përballueshme nga kuqezinjtë, por sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano edhe Juventusi po lufton për të përfituar shërbimet e 25 vjeçarit.
Do të jetë një tjetër supersfidë italiane për një element kyç në skemat e spanjollit Andoni Iraola,i cili në sezonin aktual numëron 10 sfida me Bournemouth, 9 në Premier League dhe një në Kupën Efl.



