Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e radhës në skuadër. Verilindorët kanë prezantuar mbrojtësin malazez, Aleksandar Milic. Ky i fundit ka firmosur për 2 sezone me skuadrën shqiptare.
Milic vjen te Kukësi nga kampionati malazez ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Zeta Golubovac.
Kukësi përforcon kështu prapavijën, pasi theksojmë se Milic luan si mbrojtës i djathtë. Verilindorët janë shfaqur mjaft aktivë në këtë merkato të verës, ku deri tani kanë afruar një numër të madh lojtarësh.
Dështimi në sezonin e kaluar, ka bërë që drejtuesit të ndryshojnë skuadrën për kampionatin e ardhshëm, të cilin do e nisin me objektiva madhorë.



