“Asllani te Interi, zgjedhje e gabuar”, Stoka: Tirana, Partizani dhe Kukësi do rivalizojnë për titullin

“Asllani te Interi, zgjedhje e gabuar”, Stoka: Tirana, Partizani dhe Kukësi do rivalizojnë për titullin

Opinionisti Dritan Stoka thotë se këtë verë, nga kampionati shqiptar janë larguar shumica e lojtarëve të mirë.

Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Stoka deklaroi gjithashtu se skuadrat që do të rivalizojnë për titull, do të jenë Partizani, Kukësi dhe Tirana.

Me lëvizjet që janë bërë, shumica e lojtarëve të mirë kanë ikur, nga çdo skuadër e Superiore. Ka ikur gjysma e mirë. Shikoj një kampionat jo të mirë. Mendoj se për sezonin e ri, rivaliteti për titullin do të jetë mes Tiranës, Partizanit dhe Kukësit.

I pyetur për kalimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani te Interi, Stoka tha se ishte zgjedhje e gabuar, pasi mund të digjet aty.

Kristjan Asllani mund të rritet, por edhe mund të digjet te Interi. Duke parë që luan Barella dhe Calhanoglu, mendoj se zgjedhja e Asllanit te Interi është e gabuar. Duhet të kishte zgjedhur një ekip si Atalanta pas Empolit, Interi është pjacë e lartë për Asllanin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy