Tregon mallkimin për fëmijët, Morata: Kam marrë kërcënime të shumta

Tregon mallkimin për fëmijët, Morata: Kam marrë kërcënime të shumta

Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata tregoi se ka marrë kërcënime të shumta pas ndeshjes me Poloninë. Në një intervistë për mediat spanjolle, lojtari i Juventusit ka treguar se pas ndeshjes me Poloninë, ai ka ndenjur 9 orë pa gjumë, për shkak të asaj që ishte krijuar nga kërcënimet e marra. Ai tha se tifozët kërcënojnë familjarët e tij në stadium, teksa shton se e kanë mallkuar edhe për fëmijët.

Unë jam duke e bërë mirë punën time. Unë ndenja 9 orë pa gjumë pas ndeshjes me Poloninë. Kam marrë kërcënim edhe fyerje për familjen. Madje shkuan deri aty sa më thanë: ‘Shpresojmë të të vdesin fëmijët.’ Megjithatë jam mirë, mbase disa vite më parë do isha bërë shumë më keq. Ndoshta nuk e kam bërë punën si duhet.

E kuptoj që ka kritika sepse nuk shënoj, por njerëzit duhet ta vendosin veten në vendin tim, të arrijnë ta kuptojnë çfarë do të thotë të marrësh kërcënime, të të urojnë vdekjen e fëmijëve. Kur ndodh një tragjedi, ata pastaj do thonë që ishte njeri i mirë. Kur unë mbërrij në hotel, e lë larg telefonin, por gjëja që më shqetëson është se ata ia thonë këto gruas dhe fëmijëve të mi në stadium.”, u shpreh Morata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy