
David Alaba ka luajtur sot ndeshjen e fundit me Bayern Mynchen, pasi austriaku ka zgjedhur të largohet nga kampionët e Gjermanisë për shkak të skandencës së kontratës. Ai nuk pranoi të rinivoi dhe me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do jetë në Madrid me Realin.
Por në këtë mënyrë ai i ka dhënë fund aventurës me bavarezët pas 11 vitesh, diçka e cila nuk ka lënë shije të mirë te Myller. Mesfushori i Bayern Mynchen e ka ‘kërcënuar’ Alaba-n se nëse sezonet e ardhshme i del para do ta bëjë të ‘pendohet’.
“Nuk e di me 100% se me cilin ekip do të luash sezonin e ardhshëm, por nuk ka fare rëndësi: do të pendohesh. Nëse do të përballemi bashkë, do të të marr me shkelma by***ve”, -shkruan Muller në rrjetet sociale.



