Messi , në dilemë për të ardhmen

Messi , në dilemë për të ardhmen

   Dyshimet për të ardhmen e Lionel Messit në ‘’ Parque de Princes ‘’ janë përforcuar ndjeshëm së fundmi për arsye se në adresë të sulmuesit ka mbërritur një ofertë astronomike.

Al- Hilal, ekip që militon në Arabinë Saudite  prej kohësh po tenton firmosjen me golashënuesin nga Rosario , drejtuesit e të cilit i kanë ofruar ‘’ La Pulgas ‘’ 400 milionë euro në sezon, dyfishin e rrogës së Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr . 

Kjo shifër konsiderohet e pazakontë në botën e futbollit, e cila ende nuk e ka marrë përgjigjen nga 35 vjeçari , i cili sigurisht ka si prioritet rikthimin tek Barcelona në përfundimin e kontratës me Paris St Germain.

Por siç dihet problemet e ‘’ Blaugranëve ‘’ në aspektin ekonomik ende nuk i krijojnë sigurinë për rikthimin e Lionel Messit në ‘’ Camp Nou ‘’ , ndërsa arabët pretendojnë ti tejkalojnë limitet dhe të firmosin me një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Nëse asi i Paris St Germain do të vendosë për Al-Hilal do të përjetonim edhe njëherë rivalitetin e fortë me ‘’ Cr 7 ‘’ , pesë herë fitues i ‘’ Topit të Artë ‘’ dhe njëkohësisht një lider i padiskutueshëm në fushën e blertë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy