
Puthja në buzë e lojtares, Jenifer Hermoso, mund t’i kushtojë shtrenjtë ish-presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
Prokuroria spanjolle, ka kërkuar 2 vjet e gjysmë burg për 46-vjeçarin. Puthja pa dëshirën e lojtares, i ka hapur probleme të mëdha Rubiales-it.
Sipas njoftimit, puthja dhe presioni ndaj futbollistes, për të deklaruar se e kishte lejuar, konsiderohet si një sulm seksual nga Rubiales.
Për këtë të fundit janë kërkuar 2 vjet e gjysmë burg, ndërsa ndaj tij ka nisur edhe një tjetër hetim, me lidhje me organizimin e Superkupës së Spanjës, në Arabinë Saudite, ku akuzohet se ka marrë ryshfet në këmbim të organizimit.



