Guardiola ëndërron Toni Kross

Guardiola ëndërron Toni Kross

 Vera e 2015- tës ishte një etapë  tepër produktive për Real Madridin  . Transferimi  i  Toni Kross në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i hapi rrugën një ndryshimi të madh në mesfushë , lojtar i cili kontriboi në sukseset e njëpasnjëshme të kryeqytetasve .

Historia për gjermanin mund të përsëritet sepse tashmë është bërë pjesë e planeve të ish trainerit të tij tek Bayern Munchen Pep Guardiola . Pas 7 vitesh fati i gjermanit dhe spanjollit mund të ribashkohet , tek një Manchester City që i ka ndezuar prej kohësh motorrët për të triumfuar në çdo aspekt .

Sheikët e ‘’ Citiziens ‘’  nuk mund ti thonë jo të famshmit ‘’ Pep ‘’ sepse kanë sigurinë maksimale se herët a vonë spanjolli do ti dhurojë trofeun e Champions Leagues i cili është objektivi kryesor i ishullorëve në çdo sezon .  

31 vjeçari vjen pas një eksperience të madhe në karrierë por në shumë raste e ka deklaruar se  qëllimi i tij është varja e këpucëve në gozhdë me ‘’ Los Blancos ‘’ por siç dihet Manchester City na ka befasuar me goditjet gjatë merkatove dhe s’përjashtohet mundësia që Toni Kross mund të përfundojë duke luajtur në ‘’ Etihad Satadium ‘’ , aty ku do ti nënshtrohej urdhërave të një prej teknikëve më perfeksionistë në botë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy