Atletico i shkel syrin Odriozolës

Atletico i shkel syrin Odriozolës

  Largimi surprizë i Kieran Trippier tek Newcastle e ka bërë për të kuptuar Diego Simeonen se s’duhet të humbasë asnjë minutë kohë për gjetjen sa më shpejt të kandidatit për krahun e djathtë të mbrojtjes .

 Anglezi konsiderohej i pazëvëndësueshëm nga argjentinasi por përballë klubit më të pasur në botë i ka dhënë përparësi përfitimit dhe është kthyer aty ku nisi të shkëlqejë .

Premier League vijon ti japë shumë kënaqësi anglezit i cili bëri shumë tek Tottenhami në të kaluarën dhe tashmë ka vendosur të jetë protagonist tek klubi më i pasur i botës.  

Traineri argjentinas shquhet për kokfortësinë e tij në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm tek një ekip që e njeh shumë mirë dhe ka zgjedhur objektivin e ri . Alvaro Odriozola fatmirësisht ka buzëqeshur përsëri gjatë huazimit tek Fiorentina dhe me interesin e kampionëve të rinj të La Ligas tundimi për tu rikthyer në Spanjë bëhet më i madh .

 ‘’ Los Colchoneros ‘’ po shijojnë një periudhë të sukseshme pavarësisht se ulje-ngritjet janë të paevitueshme sepse natyrisht konkurrenca në kompeticionet pjesëmarrëse   ashpërsohet me kalimin e kohës por eksperienca e ishi-t të River Plate i  ka pozicionuar me meritë  aty ku para disa vitesh as që mendohej . 

Megjithatë ‘’ Vjollcët ‘’ po ecin me ritmin e duhur në Serinë A dhe gjatë këtij sezoni pretendohet me çdo kusht një vend në kupat e Europës në vijuesin dhe italianët kanë menduar transferimin ose zgjatjen për  një vit tjetër  të huazimit  sepse  26 vjeçari ka ditur të komportohet në lartësinë e duhur duke iu bindur me përpikmëri urdhërave të Vincenzo Italianos.  

Aktualiteti favorizon  Fiorentinën e cila pas shumë vitesh ritenton futjen në kompeticionet më të rëndësishme dhe Alvaro Odriozola është një plus drejt këtij objektivi madhor .

Sinjali i drejtuesve nga Firence mbetet i qartë dhe  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duhet të vijojnë këmbnguljen për  të tjerë lojtarë sepse sakrificat e Diego Simeones pa dyshim meritojnë të rikompensohen nga kreu i presidencës kryeqytetase Enrique Cerezo.

Kalimi i mundshëm i 26 vjeçarit  në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të shënonte  fillimin e eksperiencës së tretë pas Real Sociedadit dhe ‘’ Galaktikëve ‘’ por parashikohet se Fiorentina do të bëjë çmos për qëndrimin e Alvaro Odriozolas në ‘’ Artemio Franchi ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy