Chelsea nuk dorëzohet për Boateng

Chelsea nuk dorëzohet për Boateng

   Chelsea vazhdon të thurë plane për të ardhmen . Cdo ditë e më shumë këmbngulja e londinezëve në funksion  të merkatos shtohet .Kryeqytetasit i janë kthyer pistës Jerome Boateng . Gjermani është drejt mbylljes së ciklit me  Bayern Munchen që do të zyrtarizohet në 1 korrik dhe ka në dorë një shans që nuk duhet ti shpëtojë .  Traineri Thomas Tuchel ngulmon për ta transferuar në Londër sepse 32 vjeçari e ka kualitetin  për ti dhënë  eksperiencën e munguar  repartit defensiv dhe  do të zbarkonte në ‘’ Stamford Bridge ‘’ me parametër zero . Kjo mundësi do të shënonte një start  ndryshe për shtatlartin nga Berlini sepse Premier League ka një tjetër specifikë në krahasim me Bundesligën , kampionat ku Bayerni as që e ka diskutuar ndonjëherë protagonizmin.

Refuzimi i kontratës  u konsiderua si një dush i ftohtë për bavarezët sepse  rëndësia e Jerome Boateng gjatë 10 sezoneve në ‘’ Allianz Arena ‘’ ia ka mbajtur të shkruar emrin në historinë e këtij klubi . Qëndërmbrojtësi e ka bërë më funksional këtë repart  dhe numëron në total 361 ndeshje ,  10 gola dhe 25 asiste .  Nëse operacioni do të ketë një fund të lumtur , Jerome Boateng nuk do të ndihej aspak i vetmuar sepse do të gjente mbështetjen  nga  shokët e kombëtares si Kai Havertz dhe Timo Werner dhe sidomos  Thomas Tuchelit që e ka dhënë konfirmimin e tij .  

Për  anglezët mbetet domosdoshmëri mosprishja e ekuilibrave në të ardhmen sepse do të shkelmonin suksesin e arritur .

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy