Barcelona, në garë për Alejandro Garnachon

Barcelona, në garë për Alejandro Garnachon

Situata e ndërlikuar e Alejandro Garnachos tek Manchester United e ka shëndërruar në një objektiv të ekipeve të elitës në merkato.

Pas Napolit, Barcelona ka nisur ofensivën për spanjollin, i cili ka shfaqur vlerat tek anglezët prej katër sezonesh.

20 vjeçari i lindur në Madrid është një lojtar shumë i talentuar, i aftë për të bërë diferencën në metrat e fundit, tejet i rrezikshëm gjithashtu në duelet një kundra një.

Fakti se nuk e ka bindur trainerin Ruben Amorim nuk ja garanton të ardhmen në ‘’ Old Trafford ‘’, për të cilin do të zhvillohet një duel shumë i ashpër ndërmjet ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Il Partenopei ‘’.

Nëse i referohemi ekipit të Hansi Flickut duhet theksuar se mënyra se si luan përputhet mjaft mirë dhe gjithashtu mbetet një garanci për vijimësinë.

Drupal Ad

Periudha e verës do ti vërë pikën shumë dyshimeve për këtë sulmues, i cili ka kontribuar deri më tani me 8 gola dhe 7 asiste në 35 sfida me të ashtuquajturit ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.

Megjithatë koha e mbetur për përfundimin e sezonit edhe pse është e shkurtër do të përcaktojë më tepër për këtë lojtar i cili gjithsesi i ka të garantuar pretendentët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy